Regjistrohet
Mesazhi yt merret dhe ruhet në mënyrë të sigurt.

Dialog
Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim.
01Letra
Çdo protestë ka një arsye kur nis, por edhe një sfond më të gjerë sesa pankarta e pikënisjes. Nga ana tjetër protesta nuk është vetëm një manifestim shqetësimi, pakënaqësie a zemërimi, po pjesë e bashkëjetesës demokratike, ku qytetarët janë të lirë të shprehen dhe kanë të drejtë të dëgjohen.
Në vendet e lira protesta është një e drejtë e pamohueshme, që mbrohet nga shteti edhe kur protestohet kundër qeverisë, parlamentit, gjykatës. Dhuna ndaj institucioneve, kërcënimi dhe vandalizmi ndaj pronës publike e private janë krime. Prandaj refuzimi i dhunës e distancimi prej saj, është ana tjetër e lirisë dhe së drejtës së protestës.
Lexo letrën e plotëProtesta është një trokitje në veshin e pushtetit dhe pushteti duhet ta dëgjojë çdo protestë, e të jetë kurdoherë gati për dialog.
02Koncepti
Në rrjetet sociale, të gjithë mund të flasin. Më e vështirë është të dihet kush dëgjoi, çfarë kuptoi dhe çfarë bëri me atë që dëgjoi.
Shumë prej atyre që protestojnë sot janë formuar në një realitet ku komunikimi është i flakëpërflaktë, autoriteti është gjithnjë në pikëpyetje dhe besimi nuk buron nga hierarkitë tradicionale.
Prandaj kjo hapësirë sociale nuk duhet të ngjajë me një tjetër kanal procedurash të bezdisshme. Ajo duhet të jetë e thjeshtë, e kuptueshme dhe e ndërtuar rreth asaj që qytetari ka për të thënë.
Një mundësi për të shkruar lirisht, një garanci për të mos u ekspozuar publikisht pa dëshirën tënde dhe një angazhim serioz për t'i trajtuar me respekt e përgjegjësi pyetjet, kritikat, shqetësimet dhe propozimet.
Pyetjet me interes të gjerë do të marrin përgjigje publike nga Kryeministri, pa bërë publik identitetin e autorëve që nuk e dëshirojnë këtë.
Çështjet që kërkojnë një trajtim individual do t'u përcillen institucioneve përkatëse, me mundësinë e marrjes së përgjigjes në mënyrë private.
Dhe periodikisht do të publikohet një pasqyrë e dialogut, për të treguar çfarë është pyetur, çfarë është përgjigjur dhe çfarë është bërë apo mund të bëhet në vijim.
Sepse qëllimi nuk është thjesht që zëri yt të mbërrijë te Kryeministri, por që përgjigjja të mbërrijë te ti.
03Temat
Gjithçka që ndjen të nevojshme t'ia komunikosh Kryeministrit, qeverisë apo grupit parlamentar të shumicës.
Mund të bësh një pyetje, të kundërshtosh një vendim, të ngresh një shqetësim, të tregosh një problem apo të propozosh një zgjidhje.
Nuk ka pyetje të ndaluara për shkak të përmbajtjes së tyre kritike dhe as nevojë për të qenë dakord me qeverinë që të marrësh pjesë.

04Garancitë
Mbrohet liria e shprehjes dhe e mosdakordësisë. Nuk pranohen kërcënimet, nxitja e dhunës dhe abuzimet ndaj pjesëmarrësve.
Identiteti yt nuk bëhet publik pa pëlqimin tënd. Të dhënat personale trajtohen sipas legjislacionit për mbrojtjen e tyre.
Do të bëhet e qartë se si shqyrtohen kontributet dhe si raportohen përgjigjet.
Hapësira është e hapur për studentët dhe qytetarët nga të gjitha rrugët e jetës.
Të njëjtat rregulla vlejnë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.
Mendimet e ndryshme, edhe ato më kritiket, kanë të njëjtën të drejtë për t'u shprehur.
05Dialog
06Dialog
Mesazhi yt merret dhe ruhet në mënyrë të sigurt.
Pyetjet dhe shqetësimet trajtohen sipas natyrës së tyre.
Pyetjet me interes të përgjithshëm mund të marrin përgjigje publike nga Kryeministri. Çështjet individuale trajtohen përmes komunikimit privat ose institucioneve përgjegjëse.
Periodikisht publikohet një përmbledhje e temave të ngritura, përgjigjeve të dhëna dhe hapave të ndërmarrë.