Fol me
Kryeministrin

Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të dish para se të hysh në dialog.

  1. Kush mund të marrë pjesë?

    Fillimisht studentët, por hapësira është e hapur për këdo. Hyrja bëhet me llogarinë individuale në e-Albania; nuk krijohet llogari e re dhe nuk plotësohen të dhëna që shteti i ka tashmë.

  2. Për çfarë mund të shkruaj?

    Për gjithçka që ndjen të nevojshme t'ia komunikosh Kryeministrit, qeverisë apo grupit parlamentar të shumicës: një pyetje, një kundërshtim, një shqetësim, një problem apo një propozim. Nuk ka pyetje të ndaluara për shkak të përmbajtjes së tyre kritike.

  3. A duhet të jem dakord me qeverinë për të marrë pjesë?

    Jo. Mendimet e ndryshme, edhe ato më kritiket, kanë të njëjtën të drejtë për t'u shprehur, dhe të njëjtat rregulla vlejnë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.

  4. A bëhet publik emri im?

    Jo, pa pëlqimin tënd. Kur shkruan, zgjedh vetë nëse emri yt mund të përmendet në një përgjigje publike. Përmbledhjet periodike nuk përmbajnë emra dhe as dialogë individualë.

  5. Kush e lexon mesazhin tim dhe si marr përgjigje?

    Mesazhi regjistrohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt, pastaj shqyrtohet nga ekipi i Kryeministrit sipas natyrës së tij. Pyetjet me interes të përgjithshëm mund të marrin përgjigje publike nga Kryeministri; çështjet individuale trajtohen përmes komunikimit privat në dialogun tënd ose përcillen te institucionet përgjegjëse.

  6. Si trajtohen të dhënat e mia?

    Nga e-Albania merren vetëm emri, numri personal dhe adresa e emailit. Përdoren vetëm për këtë proces, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe dialogët anonimizohen pas afatit të ruajtjes.